POLITIKË /

I paraqitën si “donacione”, publikohet dokumenti: PD pagoi mbi 800 mijë dollarë për heqjen “Non Grata” të Sali Berishës

Në raport, këto transaksione janë deklaruar si dhurime në natyrë për llogari të partisë, ndërsa theksohet se personi juridik Make Albania Great Again ka ofruar shërbime juridike dhe konsulence.

Shkruar nga Versus

I paraqitën si “donacione”, publikohet dokumenti: PD pagoi mbi

Sali Berisha vijon të mbajë në fokus çështjen e heqjes së statusit “non grata”, vendim i marrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021.

Sipas një raporti financiar, Partia Demokratike e Shqipërisë ka shpenzuar mbi 800 mijë dollarë për shërbime që lidhen me këtë çështje në Shtetet e Bashkuara.

I paraqitën si “donacione”, publikohet dokumenti: PD pagoi mbi
Raporti financiar

Dokumenti tregon se gjatë vitit 2025 janë kryer katër pagesa me vlerë totale 69,423,511 lekë, ose rreth 830 mijë dollarë.

Në raport, këto transaksione janë deklaruar si dhurime në natyrë për llogari të partisë, ndërsa theksohet se personi juridik Make Albania Great Again ka ofruar shërbime juridike dhe konsulence.

Më herët, kjo kontratë është firmosur pak javë para zgjedhjeve, ku u raportua një shumë prej 6 milionë dollarësh.

Në atë kohë, PD deklaroi se fondet vinin nga donacione të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në SHBA, si dhe nga emigrantë të larguar gjatë dekadës së fundit.

Sipas selisë blu, komuniteti shqiptaro-amerikan, përmes fondacionit Make Albania Great Again, ka kontraktuar kompaninë Continental për të ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve të Partia Demokratike e Shqipërisë me Kongresin dhe qeverinë e SHBA.

Objektivi, sipas deklarimeve të mëparshme të partisë, është bashkëpunimi me aleatin kryesor të Shqipërisë për të rikthyer funksionimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës në vend.

Poll