Gjatë pjesëmarrjes së tij në raportin e bordit të akreditimit të universtiteteve, kryeministri Edi Rama foli për nevojën e rishikimit të ligjit për arsimin e lartë. Ndërsa teksa u përqendrua tek problematikat që ka arsimi i lartë, ndaloi tek plagjiatura duke e konsideruar vendin tonë si “atdheu i plagjiaturave”.
“Plagjiatura, që ky është atdheu i plagjiaturës këtë e dimë shumë mirë. U bë një zhurmë e madhe në një moment të caktuar. I vetmi element që mbeti i paadresuar fare është plagjiatura. Ky është fakt, jo opinion. Jo po se duhet të ketë reflektim nga autori, jo po nuk e bën dot Akademia e Shkencave se e drejton një komunist. Dhe praktikisht plagjiatura në Shqipëri nuk është e adresuar siç duhet. Patjetër që u bëmë një mbyllje doktoraturave se më mirë djepi bosh se shejtani brenda, çfarë doktoraturash? Doktoratura kot?”- tha Rama.
Më tej shqyrtoi edhe numrin e madh dhe të panevojshëm të universiteteve në vend duke marrë shembull Slloveninë që ka 17 të tillë. Sipas tij është më mirë që universitetet të kenë programe të caktuara sesa gjeneraliste për të gjitha llojet e degëve.
“Që nga 41 universitete në një vend kaq të vogël që në një masë të madhe kanë programe gjeneraliste. Prodhojnë gjithëfarë lloj doktorësh se mund të jetë njëri i specializuar vetëm për një gjë dhe e ke, do të merresh me arkeologji apo ku di unë antropologji e cfarë tjetër, ke një fakultet, ken ë Gjirokastër dhe mbaroi filmi. Po në Gjirokastër i ke të gjitha, antropologji, juridik, infermieri etj. Sllovenia ka 17 universitete. Kemi folur për krijimin e një sinergjie me universitetin e Tiranës, por pastaj doli historia jo po kush do jetë rektori, jo po sa rektorë do jemi, jo po sa do i kemi rrogat”- shtoi kryeministri ndër të tjera. Versus.al







