POLITIKË /

Kaosi e tymueset në Kuvend, 'Etika' vendos sot për demokratët! PS kërkon përjashtimin e 29 prej tyre

Në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, demokratët shkaktuan kaos në formë proteste për betimin e Endri Shabanit si Avokat i Popullit si dhe për skandalet e qeverisë.

Shkruar nga Versus

Kaosi e tymueset në Kuvend, 'Etika' vendos sot për

Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës të cilët u përfshinë në skenat e kaosit gjatë seancës plenare të Kuvendit më 18 dhjetor.

Herën e kaluar mbledhja u shty pasi deputetët e opozitës kërkuan të njiheshin me provat. PS kërkon që prokuroria të verifikojë nëse duhet të nisë procedim penal ndaj Flamur Nokës e Klevis Balliut për përplasjet me punonjësit e gardës.

Në këtë kuadër kërkohet përjashtimi me me 60 ditë nga Kuvendit për Nokën, Balliun, Belindë Këlliçin që ndezi tymuese në sallë, Albana Vokshin, Fidel Krekën, Ledina Alollin, Denisa Vatën si dhe për Berishën e Gazment Bardhin të cilët konsiderohen si organizatorë të dhunës edhe pse nuk morën pjesë në përplasje.

Ndërsa, për deputetët e tjerë që rrethuan foltoren, PS kërkon përjashtim 10-ditor nga seancat plenare të Kuvendit. Versus.al

Poll