
Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë, e zhvilluar në Pallati i Brigadave, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.
Në këtë takim raportuan Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, si dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka, të cilët paraqitën një përmbledhje të ecurisë së negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Europian.
Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte Kapitulli 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, i konsideruar ndër më të rëndësishmit në procesin e integrimit.
Sipas burimeve, kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që të rrisin praninë në terren dhe të bashkëpunojnë më ngushtë me pushtetin vendor për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.
Një tjetër fokus i diskutimeve ishte procesi i integrimit europian, për të cilin Rama ka theksuar se po ecën me ritme të shpejta. Ai u ka kërkuar deputetëve që të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, veçanërisht me komunitetin e biznesit.
Ndërkohë, siguria ushqimore është cilësuar si një nga sfidat kryesore që kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet.
Kjo mbledhje vjen në një moment kur qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit në BE, duke theksuar përparimet dhe sfidat që mbeten përpara./Versus.al

