POLITIKË /

Mesazhe për një orë të dhuruar?! Taulant Balla: Fake news, nuk është telefoni im!

Publikimi i disa fotove nga Çim Peka, që pretendohet se tregojnë një bisedë të Taulant Ballës për një orë luksoze, ka nxitur polemika, ndërsa politikani i ka mohuar kategorikisht duke i cilësuar si “fake news” dhe duke paralajmëruar kallëzim penal.

Shkruar nga Versus

Mesazhe për një orë të dhuruar?! Taulant Balla: Fake news,

Një publikim i bërë nga gazetari Çim Peka ka hapur debat, pasi ai ka shpërndarë disa foto që pretendon se tregojnë një bisedë në telefonin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me një person të paidentifikuar.

Në mesazhet e publikuara, përmendet një orë luksoze, ku bashkëbiseduesi i shkruan Ballës se “e meriton”, ndërsa përgjigjet lënë të kuptohet për mundësi të tjera dhuratash në të ardhmen.

Mesazhe për një orë të dhuruar?! Taulant Balla: Fake news,
Foto e publikuar nga Çim Peka, me pretendimin se është Taulant Balla

Biseda në foto:

- Taulant Balla: Po pra të papame

- Personi i panjohur: I meritonim pas asaj dite

- Taulant Balla: Dasht zoti ka edhe të tjera

- Personi i panjohur: Ashtu të lumtë... të nis diçka që më thotë kjo e imja

- Taulant Balla: Po

Publikimi i këtyre fotove ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik.

Ndërsa vetë Balla ka reaguar duke i cilësuar pamjet si “fake news”, duke mohuar që telefoni në fjalë të jetë i tij.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së ka deklaruar për Newsbomb, se e gjitha është një lajm i rremë që nuk ka aspak lidhje me të. Madje, Balla pretendon se disa nga fotot janë të manipuluara ose nxjerrë jashtë kontekstit

"Është një fake news, sepse ai nuk është telefoni im. Do e kallëzoj penalisht Qimin. Le të nxjerrë foton e plotë dhe del kush është. Si mund të nxjerrësh një ekran celulari dhe të thuash ky që shkruan është Taulant Balla", është shprehur Balla për median. 

Nga ana tjetër, gazetari Çim Peka pretendon se imazhi është kapur në një moment kur Taulant Balla ka qenë i pranishëm në studion e emisionit Opinion. /Versus.al

 

Poll