
Tregtarët e tregut industrial në Vlorë kanë pritur me kritika ministren e Jashtme Elisa Spiropali gjatë një vizite të saj në Vlorë për një aktivitet të planifikuar për ditën e sotme. Prej ditësh tregtarët kanë protestuar për faktin se tregu do të mbyllet dhe atyre nuk u është lënë aspak kohë e nevojshme dhe as një vend të caktuar se ku mund të tregtojnë produktet e tyre.
Ministrja ndërkohë tha se ishte në Vlorë për një tjetër aktivitet, por i siguroi tregtarët se do të fliste me kryebashkiaken për problemin e tyre.
Pjesë nga debati:
Tregtarja: Jeni në dijeni që çke me të
Spiropali: Unë kam ardhur për çështje tjetër
Tregtarja: T'ju vijë turp që vini në Vlorë se Vlorën e keni shkelur me themel. T’ju vijë që vini në turp.
Tregtare tjetër: Jemi gati të na bjerë të fikët
Spiropali: Keni folur me bashkinë, unë për respektin maksimal do të flas me të gjitha insitucionet.
Më pas ministrja vijoi për në teatrin e Vlorës ku mbahej forumi me temë ‘’disa hapa drejt BE’’, ndërkohë që jashtë tregtarët nuk kanë marrë asnjë përgjigjie nga kryebashkiakja Brunilda Mersini e cila hyri në teatër pa u përgjigjur ndaj tyre. Versus.al


