POLITIKË /

'Unë kam mashtruar dhe ti ke mashtruar'/ Berisha nga SPAK tregon “bisedat e fshehta” mes Irena Gjokës dhe Dumanit!

Sali Berisha, gjatë paraqitjes në SPAK për dosjen “Partizani”, ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Irena Gjoka dhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani. Ai ka pretenduar se drejtësia në vend është e ndikuar dhe ka komentuar vendime të mëparshme të Prokurorisë së Posaçme.

Shkruar nga Versus
'Unë kam mashtruar dhe ti ke mashtruar'/ Berisha nga SPAK tregon
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.

Gjatë deklaratës së tij përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, ai ka komentuar ashpër vendimet dhe hetimet që lidhen me çështje të ndryshme gjyqësore.

Berisha u ndal veçanërisht te vendimi për mbylljen e hetimeve ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke hedhur akuza të forta ndaj saj dhe ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.

Ai pretendoi se gjyqtarja ka fshehur pasuri dhe ka mashtruar në deklarimet e saj, ndërsa shtoi se sipas tij drejtësia në vend është e ndikuar politikisht.

Në deklaratën e tij, Berisha përmendi gjithashtu një bisedë të pretenduar mes Irena Gjokës dhe Altin Dumanit, të cilën e interpretoi si provë të mungesës së integritetit në sistemin e drejtësisë.

Ai përdori gjuhë të ashpër, duke i cilësuar këto zhvillime si tregues të një sistemi të kapur dhe të korruptuar.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka bërë më herët me dije se ndaj gjyqtares Irena Gjoka nuk rezultojnë të dhëna për dënim penal, ndërsa hetimet janë bazuar në verifikime zyrtare dhe dokumente të administruara nga institucionet përkatëse.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës para SPAK: Irena me 5 mbiemra nuk ka falsifikuar vetëm në Greqi ajo ka falsifikuar të paktën 5 herë për të gjithë formularët, formularët për vetting, janë 5 formularë me të cilët ajo ka mashtruar shtetin. Drejtësia nuk ndodh me Irenën me 5 mbiemra sepse është e mbrotjur nga familja mafioze e Shqipërisë, familja Rama. Irena Gjoka Maneku Dumani ka fshehur pasurinë e saj, ajo ka fshehur apartamente ,garazhe. Këtu e thirri Altin Dumani, i tha si i ke fshehur ti këto shtëpitë. Unë i kam fshehur tha por dhe ti ke fshehur. Unë kam mashtruar dhe ti ke mashtruar i tha. Mund t’ju duket habi por kjo ka ndodhur se këtu ndodhin çudira.

Edhe Dumani ka mashtrime të turpshme do e merrni vesh. Po iher të merremi me klieneten e tij. Cili qytetar shqiptar që ka kryer 5 shkelje të rënda gjyqësore nuk përballet me ligjin. Këto janë llumi i shtetit shqiptar, nuk kanë moral e dinjitet përveçsen krim./Versus.al

 

Poll