POLITIKË /

Zyrtarja e PD u dorëhoq prej mungesës së meritokracisë dhe 'përgjumjes' së partisë, Berisha: Respektoj vendimin e saj

Shkruar nga Versus

Zyrtarja e PD u dorëhoq prej mungesës së meritokracisë dhe

Dje Jola Hysaj njoftoi dorëheqjen nga posti i Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në PD dhe nga anëtarësia. Në shkrimin e gjatë në rrjetin e saj social, Hysaj kritikonte drejtimin aktual të partisë duke thënë se nuk ka meritokraci dhe se në këtë mënyrë nuk mund të arrihet asgjëkundi.

Lidhur me dorëheqjen e saj u pyet sot edhe Berisha gjatë një komunikimi që pati me ndjekësit në rrjetet sociale. Kryedemokrati tha se Hysaj i kishte dërguar mesazh për vendimin që kishte marrë dhee se ai e respektonte këtë gjë.

“Jola Hysaj më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen. Dhe unë e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe respektoj plotësisht vendimin e saj. Dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë. Në këtë rast ajo dha kontributin e saj, nuk mund t’i mohohet. Por nga ana tjetër ajo arriti në përfundimin se duhet të ndërpresë aktivitetin e saj politik për arsye të saj dhe kjo është një zgjidhje që ka bërë dhe unë ia respektoj”, tha Berisha. Versus.al

Poll