Vladimir Gjuta dhe Mirvete Gjuta, dy të arrestuarit për plagosjen e ndodhur në biznesin e tyre në Sauk, kanë dhënë dëshmi në polici. Ata kanë deklaruar se ishin të frikësuar se vajza mund të vdiste dhe për shkak se tentativa për vetëvrasje ndodhi në biznesin e tyre ‘’Vila Gjuta’’, kishin frikë se autorësia do t’u faturohej atyre.
Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati(Gjuta), janë nëna dhe xhaxhai i 22-vjeçarit të shpallur në kërkim, Erisjaldo Gjuta, i identifikuar si i dashuri i studentes që u plagos.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim babai i tij Sajmir Gjuta dhe kushëriri Elvir Gjuta. Anëtarët e fisit Gjuta ishin dakordësuar me njëri tjetrin që të deklaronin se të renë e kishin gjetur të plagosur në rrugë pranë fakultetit ekonomik. Versus.al


