
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pas mesnate në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Vorës. Një automjet tip Audi A5, me ngjyrë të bardhë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pikë karburanti, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Një prej të rinjve që ndodheshin në makinë ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, që ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin dhe të përplaset me stacionin e karburantit “Eida”. Përplasja ka qenë shumë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda në mjet dhe pasoja të rënda për personat brenda tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe ekipet e emergjencës. Dëshmitarë okularë thanë se u përpoqën të jepnin ndihmën e parë për të rinjtë, por për njërin prej tyre nuk pati dot shpëtim./Versus.al







