AKTUALITET /

EMRI / Detaje të reja, ja si humbi jetën taksisti 53-vjeçar në Ujëvarën e Sotirës - FOTO

Banori i Durrësit dyshohet se u rrëzua gjatë ecjes në terrenin malor; po hetohen rrethanat e ngjarjes

Shkruar nga Versus

EMRI / Detaje të reja, ja si humbi jetën taksisti 53-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme zonën turistike të Gramshit, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pranë Ujëvarës së Sotirës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 12:45, shtetasi Robert Xhangolli, banues në Durrës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë në terrenin e thepisur malor. Për shkak të dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Mësohet se Xhangolli ishte i angazhuar në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone të njohur turistike, duke qenë kështu një figurë e njohur për frekuentuesit e zonës.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Poll