Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit burg të kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla për korrupsion zgjedhor.
Memolla u shpall fajtor pasi në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022, ai ndikoi tek një punonjës i OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti me arsyetimin se së shpejti ishin zgjedhjet dhe se i duheshin votat.
Në telefonatën e bërë publike në media, Memolla i thoë punonjësit se do ta paguante ai shumën që qytetarja u detyrohej dhe i bën thirrje që të prisnin deri në përfundimin e zgjedhjeve për të ndërprerë energjinë elektrike.
Pasi vendimit të formës së prerë, pritet arrestimi i Memollës ndërsa këtij të fundit i ndalohet të ushtrojë funksione publike për një afat 5 vjeçar. Versus.al

