
Pas 3 muajsh hetime, policia ka finalizuar operacionin e koduar “Anëtarët” duke vënë në pranga 3 persona të cilët dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen e armëve të zjarrit.
Në pranga kanë rënë persona me precedentë penalë të mëparshëm:
-Ilir Zyberi, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje;
Artur Brahimaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim;
Artur Rushiti, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.
Policia ka ndërhyrë teksa anëtarët e grupit po qarkullonin duke u bllokuar rrugët. Gjatë operacionit u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak që do shiteshin në Tufinë e Fresk.
Ndërsa u shpall në kërkim 28 vjeçari E.S i cili po ashtu dyshohet si pjesë e grupit. Versus.al

