Korçë- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Pogradec ku një automjet tip “Volksëagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një tuneli.
Për pasojë janë plagosur shoferi A.Z, 31 vjeç dhe pasagjeri E.T, 32 vjeç. Ky i fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa shoferi është arrestuar në flagrancë pasi rezultoi se drejtonte makinën në gjendje të dehur. Versus.al

