AKTUALITET /

Aksion blic në burgun e Durrësit, forcat operacionale 'mësyjnë' qelinë e Erion Veliajt, Ilir Beqajt dhe Aurel Zarkës

Kontrolle janë zhvilluar në burgun e Durrësit për pajisje celulare, përfshirë edhe qelitë e disa të paraburgosurve të njohur, ku nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa është kërkuar edhe lista e takimeve të zhvilluara.

Shkruar nga Versus
Aksion blic në burgun e Durrësit, forcat operacionale
Foto montazh: Burgu i Durrësit, Erion Veliaj, Ilir Beqaj

Kontrolle të befasishme janë ushtruar në burgun e Durrësit për identifikimin e pajisjeve celulare të paligjshme brenda qelive, në një operacion të ndërmarrë nga forcat operacionale të burgjeve. 

Sipas burimeve, kontrollet janë zhvilluar edhe në qelitë ku ndodhen të paraburgosurit Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe Aurel Zarka, por nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm.

Operacioni është kryer me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ndërsa mbetet e paqartë nëse kontrollet janë iniciuar nga SPAK.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa kontrollet konsiderohen pjesë e verifikimeve për parandalimin e komunikimeve të paligjshme brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit./Versus.al

Poll