AKTUALITET /

Thellohen hetimet për hakerimin, SPAK merr në pyetje ish-zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme

Shkruar nga Versus
Thellohen hetimet për hakerimin, SPAK merr në pyetje ish-zyrtarin e
Dritan Palnika, Agim Ismaili

Prokuroria e Posaçme duket se po thellon hetimet mbi përpjekjen e hakerimit të kompjuterëve të prokurorëve vitin e shkuar. Së fundmi është marrë në pyetje, Dritan Palnika, ish-Sekretar i Përgjithshëm në ministrinë e Brendshme dhe të Bujqësisë.

Mësohet se Palnika ka lidhje të afërta familjare me të pandehurin Agim Ismailin, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve i cili akuzohet si pjesë e grupit kriminal që dyshohet se tentoi të hakeronte SPAK-un. Dyshohet se Ismaili materialet që kishte siguruar nga hakerimi i kompjuterëve, ia ka kaluar kushëririt të tij Dritan Palnika.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e personave të përfshirë, si dhe çdo lidhje të mundshme që mund të ketë ndikuar në realizimin dhe pasojat e këtij sulmi të rëndë ndaj sistemit të drejtësisë. Të pandehur për këtë dosje janë edhe hakeri Arnold Rrokaj dhe ish-drejtori i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni. Versus.al

Poll