MAGAZINË /

'2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë', Edlira Çepani tregon se zisë do t'i vijë fundi për hir të fëmijëve: Ai do donte të na shikonte të lumtur

Edlira Çepani, partnerja e të ndjerit Gerti Bogdani, ka rrëfyer dhimbjen e saj pas humbjes së bashkëshortit, duke thënë se ende jeton me mungesën e tij dhe se një pjesë e saj “ka ikur bashkë me të”. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se, pas kërkesës së fëmijëve të saj, do të heqë rrobat e zeza pas një periudhe të gjatë zie.

Shkruar nga Versus
'2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë', Edlira
Gerti Bogdani dhe Elira Çepani

Aktivistja Edlira Çepani, partnerja e të ndjerit Gerti Bogdani, ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj, pas humbjes së bashkëshortit rreth dy vite më parë.

Në një intervistë të dhënë për podcastin e Mirela Milorit, Çepani rrëfeu se dhimbja nuk largohet me kalimin e kohës, por mësohet të jetohet me të, duke theksuar se “një pjesë e saj ka ikur bashkë me Gertin”.

Ajo shtoi se vazhdon ta mbajë zi, si për arsye tradite ashtu edhe ndjesie personale, duke e përshkruar procesin si të vështirë dhe të përditshëm.

Sipas saj, fëmijët e kanë ndihmuar të marrë vendimin për të ndryshuar gradualisht këtë periudhë zie, duke theksuar se bashkëshorti i ndjerë do të kishte dashur t’i shihte të lumtur dhe duke vijuar jetën.

Çepani u shpreh se humbja e tij ka sjellë një boshllëk të madh në familje, por edhe një reflektim më të thellë mbi jetën, mirënjohjen dhe vlerën e çdo dite.

''Afro 2 vite nga humbja e Gertit, por nuk mësohesh kurrë. Është një kohë që nuk kalon. Ti mësohesh të jetosh me dhimbjen e ajo bëhet pjesë e jotja. Por një pjesë e jotja ikën me atë që ti do. Dukesh sikur nuk je njësoj, por në fakt është e kundërta. Dhimbja nuk kalon me kohën. Thjesht ti mbledh të gjitha energjitë edhe dashuritë që të mbeten në këtë botë dhe i jep forcë vetes për të ecur përpara dhe për ta nderuar atë që ke dashur. Kur të dashurit tanë largohen nga jeta nuk duan që të na lënë me dhimbje të madhe, Gerti donte të ishim të lumtur.

Dontë të na shikonte të qeshur, ne nuk jemi por ai do donte të vazhdonim jetën. Ne do mësohemi me largimin  e tij, mësohesh se nuk ke më rrugëdalje, në fillim përpilitesh. Është një pyetje që ia bën vetes: Pse ikin gjithmonë të mirët? Ne jemi shumë të vegjël në këtë univers kaq të madh. Mësohemi të pranojmë atë realitet, sepse jeta është dhuratë që na jepet ditë pas dite. Ata njerëz që janë në luftë për jetën  e kuptojnë më mirë vlerën e saj. Duhet të rrimë me ta që të kuptojmë se duhet të luftojmë e të jemi mirënjohës për jetën. Unë besoj te ndryshimi. Por në njëfarë pike e kupton se nuk kishe çfarë të bëje ti dhe duhet ta pranosh.

E zeza është në dy mënyra,  e para ëshrtë traditë, e dyta është ndjesi, që kur mbaron pjesa e traditës ti ose e ke ose se ke. Kur mbaron tradita ti e bën se e ndjen. Normalisht unë e ndjej por nuk do ta bëj për shumë sepse ma kanë kërkuar fëmijët e mi. Në një moment të caktuar do të jetë ndryshe.'' është shprehur aktivstja Çepani. /Versus.al

Poll