AKTUALITET /

Iu gjetën 4 mijë bimë pa origjinë e skadencë, Ylli Merja me dhjetëra milion lekë xhiro në biznesin e tij

Biznesi i Ylli Merjas u gjobit me 200 mijë lekë, ndërsa bimët e transportuara pa etiketë u sekuestruan.

Shkruar nga Versus
Iu gjetën 4 mijë bimë pa origjinë e skadencë, Ylli
Ylli Merja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi sot rreth 4 mijë bimë të thata të miksuara në biznesin e mjekut popullor Ylli Merja.

Ky i fundit është i njohur për faktin se shpesh herë del në media ku jep shpjegime mbi mjekime popullore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme të qytetarëve.

Megjithatë kur vjen puna tek biznesi, duket se Merja nuk është edhe aq i rregullt. Bimët e sekuestruara të cilat ishin paketuar në thasë të mëdhenj, nuk kishin as etiketë, as datë skadence dhe as origjinë se nga vinin. Kjo do të thotë se përderisa malli i blerë është i padeklaruar, atëherë edhe shitja e tij do të bëhet në të njëjtën mënyrë.

Tabelat financiare të subjektit Ylli Merja në QKB tregojnë xhiro vjetore që kalon edhe shifrën prej 94 milionë lekësh në vitin 2022. Ndërsa në vitin 2024, kur është bërë raportimi i fundit biznesi ka patur një xhiro vjetore prej 71 974 681 lekësh. Ndërsa norma e fitimit për vitin 2024, raportohet të ketë qenë 8 179 234 lekë.

Iu gjetën 4 mijë bimë pa origjinë e skadencë, Ylli

Megjithatë malli i sekuestruar së fundmi dhe gjobitja e subjektit me 200 mijë lekë, hedh shumë dyshime mbi mënyrën sesi ky biznes funksionon. Ku i merr bimët të cilat më pas u shiten qytetarëve në formën e ilaçeve dhe kush garanton se ato do të japin efektin e duhur apo nuk do të shkaktojnë probleme më të rënda? Versus.al

Poll