POLITIKË /

Fëmijët u përplasën për vd*kje teksa luanin në trotuar, Balla: Të fortët e lagjeve duhen bërë shembull

Balla deklaroi se do të kishte ndryshim të Kodit Penal për raste të tilla.

Shkruar nga Versus

Fëmijët u përplasën për vd*kje teksa luanin në

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla mbajti fjalën e tij në foltoren e Kuvendit lidhur me tragjedinë e ndodhur dje pas aksidentit ku 57 vjeçari Nikoll Radaçi përplasi për vdekje 2 fëmijë të mitur teksa luanin në trotuar për shkak të mungesës së një parku.

Balla u përqendrua në masat që duhen marrë në vijim duke i bërë thirrje policisë që të ashpërsojë kontrollet për ata që i cilësoi “të fortët e lagjeve”.

“Në vijim të asaj që tha kolegu Braçe dhe duke e mbështetur plotësisht nevojën për të reflektuar të gjithë pa asnjë dallim, të majtë e të djathtë, socialistë dhe demokratë… Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla duke paralajmëruar edhe ndryshimin e Kodit Penal. Versus.al

Poll