POLITIKË /

Rama pret presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve andej e këndej bjeshkëve

Fokusi i takimit me presidentin e EBA ka qenë në energjinë e rinovueshme dhe në teknologji.

Shkruar nga Versus

Rama pret presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Mik i shtrenjtë

Kryeministri Edi Rama ka pritur mbrëmjen e djeshme presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed i cili zbarkoi në aeroportin e Rinasit. Rama ndau fotot nga pritja e Zayed dhe në mbishkrimin e postuar në rrjetin social shprehet se presidenti i EBA është mik i shtrenjtë i popullit shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë.

Mësohet se Zayed ka zhvilluar takim me Ramën dhe ministrat e qeverisë ku është diskutuar për fokusin në teknologji dhe energjinë e rinovueshme. Në një reagim të bërë në rrjetet sociale ai shprehet se vizitoi Shqipërinë për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve. 

"Pata kënaqësinë të takohesha me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Tiranë për të diskutuar mënyrat për të përforcuar më tej partneritetin në zgjerim të vendeve tona. Gjithashtu shkëmbyem pikëpamje mbi një numër çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare dhe riafirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur përpjekjet për të çuar përpara paqen dhe stabilitetin në dobi të të gjithëve.", ka shkruar ai. Versus.al

Poll