POLITIKË /

‘’Rri aty nëse je burrë’’, një ditë para protestës, Berisha sfidon Ramën: Muret i ke blinduar

Nesër PD mban protestën e parë kombëtare për këtë vit duke kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Shkruar nga Versus

‘’Rri aty nëse je burrë’’, një ditë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot një konferencë për gazetarët një ditë para protestës kombëtare të thirrur ditën e nesërme përballë kryeministrisë ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike.

Berisha tha se qytetarët do i japin leksion Ramës të cilin e sfidoi duke i bërë thirrje të qëndronte në zyrë nëse guxonte.

‘’Do ia japim mësimin që meriton qeverisë. Qytetarët do I japin leksion të fortë qeverisë. Le të rrijë në zyrë ta provojë. Kaq I them, rri aty, muret i ke blinduar. Shko e rri aty i them nëse je burrë’’- deklaroi Berisha ndër të tjera. Versus.al

Poll