
Në sherr për motive banale ka përfunduar në tragjedi pas mesnatës së mbrëmshme në aksin “Thumanë-Krujë”.
Mësohet se dy automjete janë aksidentuar rreth orës 00:40 në këtë aks rrugor. Dy shoferët Andi Vokrri, 28 vjeç dhe Petrit Ndou, 57 vjeç janë konfliktuar me njëri tjetrin pas aksidentit. Vokrri dyshohet ta ketë goditur me çekiç 57 vjeçarin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia e ka shoqëruar 28 vjeçarin në komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu janë shoqëruar edhe dy persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Versus.al

