AKTUALITET /

U përplas me zetorin në Lezhë, i riu ndërron jetë tek ‘Trauma’ një ditë pas aksidentit tragjik

Policia ka arrestuar drejtuesin e zetorit, Gaspër Daijan nën dyshimet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe ka shkaktuar aksidentin që i mori jetën të riut 30 vjeçar.

Shkruar nga Versus

U përplas me zetorin në Lezhë, i riu ndërron jetë tek

Një ditë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në fshatin Dajç të Lezhës, ka ndërruar jetë tek spitali i Traumës drejtuesi i motorit të mbeti i lënduar rëndë pas përplasjes nga zetori.

30 vjeçari Françesk Mazogaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm tek Trauma ku u transportua me urgjencë pas përplasjes së ndodhur ditën e djeshme me zetorin që drejtohej nga Gaspër Daija.

Ky i fundit është arrestuar dhe ndaj tij po kryhen hetimet për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: