
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku një 16 vjeçar me inicialet O.M., ka humbur jetën.
Në aksident u përfshinë dy mjete, një “Benz” dhe një “Peugeot”. Burime bëjnë me dije se 30 vjeçari i ka prerë rrugën automjetit tip “ Benz” ku udhëtonte 16 vjeçari, i cili po lëvizte nga Poçemi në drejtim të Levanit, teksa minoreni po dilte nga fshati në autostradë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur të plota rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidenti
/Versus.al
View this post on Instagram

