Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka uruar ish-presidentin Ilir Meta në 57-vjetorin e tij, duke theksuar se ai po zhvillon një “betejë të jashtëzakonshme” edhe nga qelia e burgut.
Berisha shprehu mbështetje për Metën, ndërsa deklaroi se situata e tij është e lidhur me atë që ai e cilësoi si presion politik.
Ai dënoi gjithashtu ato që i quajti akte intimidimi, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për urdhërimin e tyre.
Në deklaratën e tij, Berisha përmendi edhe emra të tjerë të lidhur me çështjen, duke pretenduar se veprime të tilla janë kryer për të ushtruar presion ndaj Metës gjatë qëndrimit në burg.
“U dërgoj një përshëndetje të përzemërt të burgosurve politike dhe i uroj nga zemra ditëlindjen ish-presidentit Meta që po bën betejë të jashtëzakonshme edhe nga qelia e burgut. Dënoj aktet e turpit të intimidimit që ata i bëjnë…Që të gjitha janë me urdhër të Edi Ramës dhe kur një nga eksponentë kryesorë socialist me kërkesë të Tedi Blushit merret me këtë problem rezulton se këtë e kryente Ergys Agasi me urdhër të Edi Ramës, çon kriminelë për të shpuar shishet e ujit që ta lërë pa ujë”, tha ndër të tjera Berisha.

