POLITIKË /

KQZ nisi numërimin e votave të ardhura nga Greqia, PD e konteston: Të provohet se janë plotësuar nga zgjedhësit

Shkruar nga Versus
KQZ nisi numërimin e votave të ardhura nga Greqia, PD e konteston:
Marash Logu

Partia Demokratike vijon me kundërshtimet sa i takon numërimit të votave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Pasi u vendos numërimi i fletëve të votimit, PD thotë se duhet që më parë të provohet se kemi të bëjmë me vullnetin e zgjedhësve.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu tha se numëruesit dhe komisionerët e PD do të kontestojnë çdo votë të ardhur nga Greqia derisa të provohet që ato përmbajnë vullnetin e emigrantëve shqiptarë.

“Menjëherë sapo është zbardhur vendimi i komisionerit Celibashi, kemi ushtruar ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, jo vetëm duke shprehur ankesën për këtë vendim por dhe pezullimin e këtij vendimi dhe jemi në pritje që KAS të mblidhet me urgjencë që të ushtrojë ndikimin tonë. Të gjithë numëruesit e PD që ndodhen në Parkun Olimpik kanë kontestuar çdo votë që ka ardhur nga Greqia pikërisht për pretendimet që ne kemi pasur dhe kërkesa jonë është shumë e qartë. Edhe kërkesa jonë është shumë e qartë, që deri në momentin që këto zarfe do provojnë që kanë ardhur personalisht nga zgjedhësit shqiptar që punojnë dhe jetojnë në Greqi do kërkojmë që të mos përfshihet në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”  -ka deklaruar Logu. Versus.al

Poll