POLITIKË /

Sot seanca e fundit plenare e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 2021-it, në rend dite disa projektligje

Deputetët aktualë, do ta mbajnë mandatin deri në shtator, por nuk do të kenë fuqi të miratojnë projektligje.

Shkruar nga Versus

Sot seanca e fundit plenare e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e

Sot në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancën plenare të fundit për legjislaturën e 10-të të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deputetët aktualë do ta mbajnë mandatin deri në shtator pasi të konstituohet legjislatura ere.

Në rendin e ditës janë disa projektligje për t’u miratuar, mes të cilëve edhe ai për “market tregtare”, “rezervat materiale të shtetit” dhe projektligji "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit".

Pas projektligjeve, pritet të ketë edhe diskutime jashtë rendit të ditës dhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

Agjenda e Kuvendit:

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 26.6.2025.

2. Njoftime.

3. Raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

4. Akti normativ nr. 6 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025"", i ndryshuar.

5. Projektligji "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër më 22.2.2023".

6. Projektligji "Për ratifikimin e vendimit nr. 2/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, “Për lehtësimin e tregtisë elektronike"".

7. Projektligji "Për rezervat materiale të shtetit".

8. Projektligji "Për markat tregtare”.

9. Projektligji "Për patentat, modelet e përdorimit dhe certifikatat e mbrojtjes shtesë”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar.

11. Projektligji "Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

12. Projektligji "Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit".

13. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993, “Рër investimet e huaja”, i ndryshuar.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Në seancën e kaluar, gjatë përfundimit ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili prej disa muajsh nuk ishte paraqitur asnjëherë në institucion, por pothuajse asnjë prej deputetëve të opozitës nuk ishte në sallë. Ndërsa në nisje të seancës nuk munguan as përplasjet mes kryedemokratit Sali Berisha dhe deputetëve socialistë. Versus.al

Poll