AKTUALITET /

Shembjet në Dragostunjë, banorët përplasen me policinë

Banorët e Dragostunjës janë përplasur me policinë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës pranë Arrave të Gurrës, i mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës. Autoritetet thonë se masat janë për siguri, ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për të shmangur izolimin.

Shkruar nga Versus

Shembjet në Dragostunjë, banorët përplasen me policinë

Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qytetarë janë përballur me policinë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës.

Rruga është mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimeve të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur perimetër sigurie për të parandaluar çdo incident.

Banorët shprehin shqetësim për vështirësitë në jetën e përditshme, pasi izolohen dhe u pengohet lëvizja drejt zonave të tjera.

Disa kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe hapjen e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë propozojnë të lejohen të kalojnë në këmbë për raste emergjente.

Policia thekson se masat janë për sigurinë e qytetarëve, pasi zona paraqet rrezik të lartë për shkak të lëvizjeve aktive të tokës.

Situata është ende në zhvillim, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet për të sqaruar hapat e mëtejshëm dhe afatet për zhbllokimin e këtij aksi problematik./Versus.al

Poll